TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Tiranës në bashkëpunim me policinë e Lezhës ka arrestuar ditën e sotme në kryeqytet 36-vjeçarin M.N. Ndoj rezulton pjesëtar i një grupi kriminal që kultivon, prodhon dhe shet kanabis.
36-vjeçari ishte shpallur në kërkimi 5 ditë më parë në rrugën e fshatit Balldre, gjatë ekzekutimit të operacionit ‘Vakum’, ku për shkak të errësirës kishte shpëtuar.
Gjatë operacionit përpara 5 ditëve, policia kapi në flagrancë bashkëpunëtorin e tij D.N me 34 kg kanabis. Ai u ndalua në momentin kur po fuste automjetin në oborrin e banesës së vjehrrit të bashkëpunëtorit të tij, në tentativë për të fshehur drogën.
Gjatë kontrollit në banesë u gjet dhe sekuestrua lënda narkotike e paketuar për shitje në sasi dhe e grirë, e gatshme për shitje në doza, 1 pajisje që përdorej për paketimin e lëndës narkotike dhe 2 automjete.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
5 ditë më parë, në fshatin Balldren, transportonte rreth 34 kg kanabis, në bashkëpunim me një shtetas tjetër (i arrestuar), kapet në Tiranë dhe vihet në pranga 36-vjeçari.
Këta 2 shtetas, pjesëtarë të një grupi kriminal që kultivonte, prodhonte dhe shiste kanabis, në Lezhë.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Vakumi”, kanë bashkëpunuar me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, për lokalizimin dhe kapjen e tij. Si rezultat, u kap në Tiranë ndërkohë që udhëtonte me taksi dhe u vu në pranga shtetasi:
M. N., 36 vjeç, banues në Lezhë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se 5 ditë më parë, në rrugën e fshatit Balldre, në bashkëpunim me shtetasin D. N. (i cili u arrestua në flagrancë), po transportonte rreth 34 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, por gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, duke përfituar nga errësira dhe nga njohja e terrenit, ka mundur të largohet.
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim në vijim të këtij operacioni.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.