TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partia Demokratike ka filluar heqjen e dyerve të blinduara nga ambientet e saj.
Siç shihet nga fotot, teknikët kanë filluar heqjen e dyerve të hekurit, të cilat u vendosën nga Lulzim Basha, më datë 6 janar, vetëm dy ditë para protestës së 8 janarit.

Blindimi i PD-së me dyer çeliku ishte bërë temë diskutimi dhe debati më i fundit ishte ditën e djeshme gjatë mbledhjes së Kryesisë, ku një pjesë e deputetëve kërkuan fillimisht heqjen e dyerve të blinduara me qëllim dhënien e një mesazhi pozitiv për ribashkimin e partisë.
PD ka filluar të diskutojë për ribashkimin mes deputetëve që mbështetën Bashën dhe atyre që mbështetën Berishën duke krijuar edhe një grup negociator që i “shkon fjala” në të dyja grupet.
Pak ditë më parë, Lulzim Basha hoqi dorë nga drejtimi i partisë duke vënë në krye përkohësisht Enkelejd Alibeajn.