TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me qytetarët në Durrës, duke i ftuar ata që të votojnë për kandidatin e ‘Shtëpisë së Lirisë’ Ardian Muka.
Kryemadhi shprehet se qytetarët e Durrësit, duke votuar për Ardian Mukën do t’i japin qytetit një tjetër energji.
“Durrësi këtë të dielë i jep fytyrë të re qytetit duke votuar kandidatin Ardian Muka. Qytetarët durrsakë do të zgjedhin më të mirën për familjen, biznesin, punësimin e tyre. Duke votuar Shtëpinë e Lirisë, i gjithë Durrësi merr frymë lirisht dhe qyteti i kthehet qytetarëve të tij!”, shkruan Kryemadhi.