TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Posaçme e Apelit prishi vendimin për 4 nga 6 personat e arrestuar për grup kriminal dhe trafik të lëndëve narkotike përfshi edhe Astrit Avdylin të njohur ndryshe si Niçja i Shijakut. Shkurtin e kaluar, Gjykata e Posaçme e dënoi me 12 vite heqje lirie Avdylin, për disa akuza duke nisur nga ajo e “Grupit të strukturuar kriminal”, “Trafikim i lëndëve narkotike dhe “Armë mbajtje pa leje” për atë qe njihet edhe ndryshe si dosja 339.
Por Apeli i Posaçëm e prishi këtë vendim me argumentin se janë kryer shkelje proceduriale dhe urdhëroi rigjykimin në shkallë të parë me një tjetër trup gjykues. Edhe për Fatos Llaftiun, apeli vendosi prishjen e dënimit me 3 vit burg për akuzën e “Mos kallëzimit të krimit” dhe rigjykimin e tij. Për Jasim Kalën që u dënua me 7 vite burg për “Pastrim parash”, Apeli ndryshoi vendim dhe e dënoi përfundimisht me 12 vite burg duke e gjetur fajtor edhe për akuzën e “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Trafikim të lëndëve narkotike”.
Edhe pse gjykata e shkallës së parë e kishte shpallur të pa fajshëm Denis Llaftiun per akuzat e “Grupit të strukturuar kriminal” e “Trafikim të lëndëve narkotike”, apeli e ndryshoi vendimin duke e gjetur fajtor për këto vepra penale dhe e dënoi përfundimisht me 10 vite heqje lirie. Të pa ndryshuara mbetën vetëm dënimet për Iskender Salën dhe Xhemal Shalën që do të vuajnë dënimin me 15 vite burgim. Hetimet nisën në tetor të vitit 2018, nga ish-prokuroria e Krimeve të rënda pas gjetjes së një laboratori në fshatin Brenogë të Hasit për prodhimin e heroinës ku u sekuestruan 182 kg lëndë narkotike. Dy muaj më vonë u sekuestrua në Kosovë edhe 113 kg heroinë që dyshohet të jetë përpunuar dhe trafikuar nga i njëjti grup kriminal.
VENDIMI I APELIT
Vendimi i shkallës së parë Vendimi I Apelit
Astrit Avdylaj 12 vite burg Rigjykim në shkallë të parë
Fatos Llaftiu 3 vite burg Rigjykim në shkallë të parë
Jasim Kala 7 vite burg Dënimin me 12 vite burg
Denis Llaftiu I pa fajshëm Dënimin me 10 vite burg
Iskender Sale 15 vite burg Dëniin me 15 vite burg
Xhemal Shala 15 vite burg Dënim me 15 vite burg