AKTUALITET, 21 Qershor 2023, 21:56

Ngjarje e rëndë në SHBA, shqiptari vret me armë gruan dhe më pas veten

Ngjarje e rëndë në SHBA, shqiptari vret me armë gruan dhe
Shtëpia ku u gjetën viktimat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytezën Huntertown të shtetit Indiana, të SHBA-së, ku një 49-vjeçar shqiptar ka me armë gruan e tij 48-vjeçare dhe më pas veten. Sipas medias amerikane shqiptari Arben Gllafce, ka vrarë gruan Arjana Gllafce, dhe më pas veten.

Trupat e dy viktimave u gjetën nga një banor i zonës. Çifti Gllafce ishin prindër të dy fëmijëve, një 24 vjeç dhe një të mitur.

Shkaku i vdekjes për çiftin shqiptar u përcaktua nga ekspertiza mjekoligjore, ku rezulton se kanë vdekur nga të shtënat me armë zjarri. Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes.

Të afërmit e Arjanës bëjnë apel për ndihmë në rrjetet sociale për të ndihmuar fëmijët.