AKTUALITET, 16 Nëntor 2025, 15:30

“U flak në rrugë duke ia poshtëruar karrierën 22-vjeçare”, Gjergj Luca denoncon shkarkimin e zv/ministrit të Bujqësisë, Roland Kristo (VIDEO)

“U flak në rrugë duke ia poshtëruar karrierën
Gjergj Luca dhe Roland Kristo

Biznesmeni Gjergj Luca reagoi ashpër sot shkarkimit të zv/ministrit të Bujqësisë, Roland Kristo. Në një video-mesazh me ndjekësit, Luca u shpreh u zemëruar me largimin e profesorit Kristo, që ishte përgjegjës për peshkimin.

“Jam sot këtu të ulëras e të bërtas nga poshtërimi që i kanë bërë profesor Roland Kristos. Biologu i njohur, shkencëtari i rrallë z.Kristo, para dy ditësh vlerësohet e respektohet nga ministri spanjoll i bujqësisë dhe nga Komisioni Mesdhetar i Peshkimit, ndërsa u kthye në Shqipëri u flak në rrugë brenda ditës. Nga zëvëndësministër i bujqësisë, u la pa punë duke ia poshtëruar karrierën. 22 vjet dha kontribute madhore në peshkimin shqiptar dhe mesdhetar, por administrata e re ia shumëzoi me zero...

Roland Kristo i duhet Shqipërisë, sepse është simbol i njeriut të ndershëm që dashuria për punë i është kthyer në oksigjenin e jetës!”- shkroi Luca.