TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama niset këtë pasdite drejt Brukselit për konferencën e 7-të ndërqeveritare dhe çeljen e grupkapitullit të fundit me BE-në “Bujqësia dhe Kohezioni”.
Delegacioni i Ramës do të ulet në tryezën e punës me BE-në nesër rreth orës 8:00 ndërsa në orën 9:15 është parashikuar të mbahet konferenca e përbashkët mes Kryeministrit Rama dhe komisioneres Marta Kos.
Deri më tani shqipëria ka hapur 5 nga 6 grupkapituj, Themeloret, Marrëdhëniet me Jashtë, Tregun e Brendshëm si dhe Konkurrueshmëria dhe Rritja gjithëpërfshirëse si dhe Axhendën e Gjelbër.
Konferenca e parë u mbajt më 19 korrik të 2022-shit, ku u çelën zyrtarisht negociatat. Më 15 tetor 2024-ës, nën drejtimin e presidencës hungareze, në Luksemburg u mbajt konferenca e dytë ndërqeveritare ku Shqipëria çeli negociatat për grupkapitullin e parë dhe më të rëndësishëm, të ashtuquajturin “Themeloret”.
2 muaj më pas në 17 dhjetor të 2024-ës, sërish nën drejtimin e presidencën hungareze nisën bisedimet për grupkapitullin e dytë, atë të marrëdhënieve me jashtë. Ndërsa në prill dhe maj të 2025-s, Shqipëria çeli dy grupkapitujt e radhës, atë të “Tregut të brendshëm” dhe “Konkurrueshmëria e rritja gjithëpërfshirëse”.
Më 15 shtator, Shqipëria u ul në konferencën e gjashtë ndërqeveritare ku çeli zyrtarisht bisedime për grupkapitullin e “Axhendës së Gjelbër”, ndërsa ajo e radhës konferenca e shtatë do të jetë e fundit, për t’i hapur rrugën mbylljes së 6 grupkapitujve, me ambicien për ta përfunduar këtë proces teknik deri në vitin 2027.