TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Është varrosur Burim Havolli, shqiptari i cili para pak ditësh vdiq tragjikisht në Brooklyn.
Ai u varros në Llapashticë të Epërme, vendlindjen e tij në Kosovë, në praninë e mijëra qytetarëve, me flamurin kuqezi dhe atë amerikan, njofton Klankosova.tv.
Burim Havolli, mbikëqyrës i një ndërtese në Brooklyn, u gjet me një lëndim në kokë pasi e kishte konfrontuar një person që dyshohet se donte t’ua vidhte pakot banorëve të ndërtesës.
Sipas CBS News, autopsia ka zbuluar që 41-vjeçari ka vdekur si pasojë e një problemi ekzistues shëndetësor, dhe Prokuroria e Distriktit të Brooklynit ka rënë përfundim që nuk ka pasur elemente penale.