AKTUALITET, 25 Gusht 2025, 09:22

Ngjarja e rëndë në Sarandë: 15-vjeçarja i jep fund jetës në banesë, ishte për pushime

Ngjarja e rëndë në Sarandë: 15-vjeçarja i jep fund

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Çukë të Sarandës, ku një vajzë e mitur, vetëm 15 vjeçe, është gjetur e vetëvarur në banesën e të afërmve të saj.

E mitura kishte ardhur nga Tirana për pushime pranë familjarëve.

Trupi i saj është transportuar në morgun e Sarandës.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.