AKTUALITET, 24 Gusht 2025, 18:09

Balliu: Qytetarët burgosen për 10 mijë lekë drita, Blendi Gonxhes i falin 1.2 milionë euro borxhe

Balliu: Qytetarët burgosen për 10 mijë lekë drita, Blendi

Deputeti i zgjedhur i PD-së në qarkun Tiranë, Klevis Balliu, në një postim në Facebook, ka akuzuar qeverinë se ka favorizuar kompaninë e ministrit Blendi Gonxhja, duke i falur 1.2 milionë euro borxhe. Sipas tij, kjo kompani u mbyll nga Ministria e Financave për detyrime të papaguara, por më pas u rihap dhe, sipas burimeve mediatike, borxhi prej 1.2 milionë eurosh mbeti i pashlyer, ndërsa qytetarët burgosen për 10 mijë lekë drita.

“Shqiptarët futen në burg për 10 mijë lekë drita, ndërsa Blendi Gonxhes qeveria i fal 1.2 milionë euro borxhe. Si pronar i kompanisë Albarent, të regjistruar në emër të gruas së tij, Gonxhe për shtatë vite nuk ka paguar asnjë qindarkë tatim. Kompania u mbyll nga Ministria e Financave për detyrime të papaguara, por më pas u rihap dhe, sipas burimeve mediatike, borxhi prej 1.2 milionë eurosh mbeti i pashlyer.

Ky është realiteti i Shqipërisë së Edi Ramës: qytetarët ndëshkohen me burg për borxhe minimale, ndërsa klientëve të pushtetit u falen miliona euro”- shkroi Balliu.