AKTUALITET, 24 Gusht 2025, 17:00

"Lidhjet e krimit, janë lidhje shpirtërore për Ramaduron!", Berisha publikon denoncimin e vjetër të Nanos për të akuzuar Ramën (VIDEO)

"Lidhjet e krimit, janë lidhje shpirtërore për

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar sot në faqen e tij në Facebook një video nga një deklaratë e mëhershme e ish-kryeministrit socialist Fatos Nano, ku ky i fundit shprehet me tone kritike për lidhjet e Edi Ramës me elementë me precedentë penalë.

Në video, e cila është shkëputur nga një emision televiziv, Nano flet për kërcënime ndaj tij dhe për përfshirjen e personave me të shkuar kriminale në fushatat zgjedhore të Ramës.

“Lidhjet e krimit janë lidhje shpirtërore për Ramaduron!”, shkruan Berisha në postimin e tij, duke e cilësuar videon si një tjetër provë të lidhjeve të kryeministrit me krimin.