AKTUALITET, 25 Gusht 2025, 09:07

Detaje/ Aksidenti tragjik, dy motrat u shuan në aksin Sarandë-Delvinë. Njëra studionte për mjekësi. Një 24-vjeçare në gjendje të rëndë

Detaje/ Aksidenti tragjik, dy motrat u shuan në aksin

Dy jetë të reja u shuan në një aksident fatal mbrëmjen e djeshme, ndërsa një tjetër vajzë mbeti e plagosur.

Ky është bilanci i rëndë i një aksidenti që iu mori jetën dy motrave nga fshati Kopaçëz i Delvinës mbrëmjen e të dielës.

Elvisa Dhimaku 22 vjeçe ishte drejtuesja e mjetit tip Lancia që u përplas me një automjet tip ‘Audi’ të drejtuar nga 23-vjeçari Kevi Norra, ndërsa motra e saj Rozina Dhimaku 20 vjeçe ishte pasagjere.

Elvisa që drejtonte mjetin, dhe motra e saj Rozina, e cila studionte për mjekësi, nuk arritën t’i mbijetonin përplasjes fatale.

Në mjet bashkë me dy motrat që morën plagë fatale nga përplasja udhëtonte edhe një vajzë tjetër, Antonela Zhupa 24 vjeçe rezulton e plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Tiranës.

Aksidenti i rëndë u regjistrua rreth orës 20:15 të mbrëmjes në vendin e quajtur “Pularia”. Në vendin e aksidentit shkuan forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen e trupave dhe për ndihmën e të plagosurit. Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta.

'Delvinë/Informacion paraprak. Sot, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, shtetasi K. N., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen Elvisa Dhimaku.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesja e automjetit “Lancia”, shtetasja Elvisa Dhimaku, 22 vjeçe, së bashku me pasagjeren shtetasen Rozina Dhimaku, 20 vjeçe, ndërsa pasagjerja tjetër në këtë automjet, shtetasja A. Zh., 24 vjeçe, ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve', njoftoi sot policia. 
Gjatë 24 orëve në vendin tonë u regjistruan 5 aksidente, 2 prej të cilave në qarkun e Fierit. Në total humbën jetën 3 persona, ndërsa 4 të tjerë mbetën të plagosur.

Në Fier, një drejtues mjeti humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Ai pësoi atak kardiak dhe humbi jetën. Po në këtë qark, një 35-vjecar u përplas nga një Land Rover teksa kalonte rrugën. Kreshnik Tomani ndodhet në gjendje të rëndë të Trauma.

Në Lushnjë, u plagosën babë e bijë që udhëtonin me motor pas përplasjes me një mjet. Ndërkohë, 3 makina u përplasën në Bulqizë, por pati vetëm dëme materiale.

Detaje/ Aksidenti tragjik, dy motrat u shuan në aksin

Detaje/ Aksidenti tragjik, dy motrat u shuan në aksin

Detaje/ Aksidenti tragjik, dy motrat u shuan në aksin

Detaje/ Aksidenti tragjik, dy motrat u shuan në aksin

Detaje/ Aksidenti tragjik, dy motrat u shuan në aksin

Detaje/ Aksidenti tragjik, dy motrat u shuan në aksin

Detaje/ Aksidenti tragjik, dy motrat u shuan në aksin