AKTUALITET, 24 Gusht 2025, 12:58

Ngjarje e rëndë në Shkodër, e moshuara dyshohet se është vetëdjegur në oborrin e banesës

Ngjarje e rëndë në Shkodër, e moshuara dyshohet se

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Shkodër, ku një 78-vjeçare, H. A., dyshohet se është vetëdjegur në oborrin prapa banesës së saj në lagjen “Ahmet Haxhija”, rreth orës 11:30.

Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se vuante nga depresioni, por grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe motivet e këtij rasti tragjik.