AKTUALITET, 24 Gusht 2025, 21:58

Identifikohen 2 vajzat që humbën jetën nga aksidenti pranë Delvinës

Identifikohen 2 vajzat që humbën jetën nga aksidenti pranë

Mësohen identitet e dy vajzave që humbën jetën mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti tragjik në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, si dhe një tjetër vajzë është transportuar në spital në gjendje të rëndë.

Viktima të aksidentit janë dy vajza nga Kopaçeza, bashkia Delvinë. Ato janë Ela Dhimaku, drejtuese e mjetit dhe Rezi Dhimaku, motra. Ndërsa Antonela Zhupa pasagjere, e plagosur.

Forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes. E plagosura është transportuar drejt spitalit të Sarandës në gjendje të rëndë. Ende nuk ka detaje në lidhje me rrethanat e aksidentit.