AKTUALITET, 3 Mars 2025, 11:52

Ngjarja e rëndë/ Gjendet pa shenja jete në banesën e saj një 57-vjeçare, ja çfarë dyshohet

Ngjarja e rëndë/ Gjendet pa shenja jete në banesën e saj

Një grua 57-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në fshatin Shëmrizë, Elbasan.

Sipas policisë, nga hetimet paraprake, dyshohet se 57-vjeçarja i kishte dhënë fund jetës dhe se vuante nga depresioni

“Ditën e djeshme, në banesën e saj, në fshatin Shëmrizë, është gjetur nga familjarët, dyshohet e vetëvarur, shtetasja Sh. N., 57 vjeçe, e cila vuante nga depresioni. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, me qëllim vlerësimin e rastit”, njofton policia.