TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Berlin po mbahet konefrenca për shtyp për nisjen e Panairit të Turizmit 2025. Shqipëria këtë vit është zgjedhur "Vendi i Nderit", ndërsa i pranishëm në Berlin është edhe vetë kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro.
Gjatë konferencës u shfaq edhe video e kryeministrit Rama me Inteligjencë Artificiale ku shfaqet duke prezantuar Shqipërinë.
"Deri më tani Shqipëria është vendi me rritjen më të shpejtë si destinacion turistik në botë dhe kemi aeroportin me rritjen më të shpejtë në Europë. Shohim më në fund edhe turistë gjermanë që po vijnë.
Rama: Pak vite më parë do të ishte e vështirë të përfytyrohej për ne, të sjell pak diell sot nga Shqipëria sepse të mikpresësh këtë panair nën qiejt gri të Berlinit do të ishte blasfemi.
Jemi të lumtur të shohim shifrat e rritjes së ardhjes së turistëve gjermanë, rreth 120 mijë disa vjet më parë në 374 mijë vitin e kaluar", tha Rama.