AKTUALITET, 3 Mars 2025, 10:30

"Partizani"/ Berisha del nga SPAK: Aty gjeta një kurban të marrëveshjes Rama-Dumani dhe ish-xhelatin e Sigurimit

"Partizani"/ Berisha del nga SPAK: Aty gjeta një kurban të

Kreu demokrat Sali Berisha pas zbatimit të masës së sigurisë detyrim paraqitje në SPAK, është shprehur se deputeti i PS, Etjen Xhafaj, është bërë kurban, pasi sipas tij “e shkeli marrëveshjen sipas të cilës nuk mund të sulmohet skapi pa autorizimin e Edi Ramës”.

“Aty gjeta ish xhalatin e sigurimit të Shtetit Arben Kraja që po merrte pare nga Benet Beci dhe po pinin kafe. Etjenin e gjeta kurban. Kurban të marrëveshjes Rama-Dumani. Etjeni e shkeli marrëveshjen sipas të cilës nuk mund të sulmohet skapi pa autorizimin e Edi Ramës.

Marrëveshja është ndalimi i hetimeve për zyrtarët e lartë dhe pasi dështoi dhe pasi u përpoq të tërheqë opozitën në një akt të papërgjegjshëm, u ul nëpërmjet uluziut dhe firmosi marrëveshjen.

Etjeni kishte mbetur aty, nuk dilte dot nga Skapi”, tha Berisha.