AKTUALITET, 3 Mars 2025, 09:14

E rëndë/ Aksidenti me 2 viktima dhe 5 të plagosur në rrugën Elbasan-Peqin! Tre prej të lënduarve dërgohen të Trauma

E rëndë/ Aksidenti me 2 viktima dhe 5 të plagosur në

Tre prej pesë personave që mbetën të lënduar dje si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në aksin Elbasan-Peqin në afërsi të fshatit Paulesh, janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndërhyrje të specializuar.

Kujtojmë se nga aksidenti i djeshëm pati edhe viktima.

Viktimat e aksidentit janë nënë e bir, Klodian Shahini 33 vjeç dhe Fatbardha Shahini 55 vjeçe.

Ata ishin tregtar ambulant në rrugë, në vendin e quajtur “Ura e Kushës” në Bradashesh.

Aksidenti i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës (2 mars), ku një furgon pasagjerësh u përplas me makinën ku po udhëtonin nënë e bir.

Njoftimi i policisë

Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, në fshatin Paulesh, furgoni që drejtohej nga shtetasi A. B., 44 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin K. Sh.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit tip “Benz” shtetasi K. Sh., dhe shtetasja F. Sh., 55 vjeçe, pasagjere në këtë automjet.

Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i furgonit, shtetasi A. B., dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me furgon, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.