AKTUALITET, 3 Mars 2025, 10:54

'11 maji'/ Meta i kërkoi të kandidojë në lista të hapura, Berisha: Do të jetë në listat e mbyllura, s'bën dot fushatë nga burgu. Rama, atje ku e meriton

'11 maji'/ Meta i kërkoi të kandidojë në lista

Kryetari i PD-së Sali Berisha garanton se Ilir Meta do të jetë kandidat në listat e mbyllura, ndryshe nga sa vetë presidenti i Partisë së Lirisë ka kërkuar që të jetë në listat e hapura

Në një prononcim për medjan Berisha tha se Meta nuk mund të bëjë fushatë nga burgu kjo është dhe arsyeja që ai do të refuzojë propozimin e Metës dhe do e përfshijë direkt në listat e mbyllura.

A është emri i Ilir Metës në listën kandidatëve të PD-së?

Sali Berisha: Ilir Meta është i burgosur politik dhe ka mbështetjen e opozitës.

Në lista të mbyllura apo të hapura?

Sali Berisha: Ai donte në lista të hapura, po a mund të bëjë fushatë nga burgu?  

Ata duan ta mbajnë në burg. Ai do të jetë deputet në parlament dhe Edi Rama do të jetë aty ku e Meriton. Do të ekstradohet tek Mc Gonigal.