AKTUALITET, 14 Prill 2022, 15:32

Ngacmoi të miturën, arrestohet 62-vjeçari në Tiranë

Ngacmoi të miturën, arrestohet 62-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 62-vjeçar pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur në kryeqytet.

Burime bëjnë me dije se 62-vjeçari u arrestua nga efektivët e Komisariatit nr.1 në kryeqytet pas padisë së prindërve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. Ç., 62 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 15 vjeçe”, njofton policia.