TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sot disa portale kanë publikur lajmin se botuesi Nikoll Lesi ka shitur 100 % të aksioneve të medias "KOHA JONË" tek sipërmarrësi Shefqet Kastrati.
Nisur nga lajmet e shumta nëpër portale, i pyetur nga “folshqip.al”, Nikoll Lesi tha:
” E para, jam unë botues i “KOHA JONË”.
E dyta nuk ka të vërteta të qenësishme në këto që po përhapen, ndonëse ka patur kërkesa, nga të tjerë. Jo nga Kastrati. E treta, “KOHA JONË” nuk mund të shitet se ka aq shumë emër dhe histori brenda emrit, sa nuk mund të ketë takat njeri ta blejë! Së katërti, më pëlqen të mos kem njeri mbi kokë, pra të mos më përcaktojë linjën editoriale apo titullin kryesor!
Bashkëpronësi sipërore mbi 50 % nuk pranoj, ndaj më mirë mbetet siç ka emrin: “KOHA JONË”. E fundit, ato kompjuterat e djegura më 2 mars 1997, në redaksinë e gazetës, nuk më lejojnë ta shes!”.