TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Formula e propozuar nga PS për përzgjedhjen e kandidatëve për President është përmes një zarfi anonim ku do të paraqiten tre emra nga secili deputet socialist.
Grupi parlamentar i PS-së do të mblidhet të martën që vjen, ku do të bëhen edhe propozimet konkrete.
Procedura përcakton qartë se një grup prej tre deputetësh, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri si dhe Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, do të jenë ata që do të bëjnë përzgjedhjen e këtyre kandidatëve të sjellë nga deputetët.
Kujtojmë se më 24 korrik mbaron mandati i presidentit Ilir Meta.