TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kreu i PD, Lulzim Basha nga oborri i Parlamentit tha se dorëheqja e tij nuk ka shërbyer për bashkimin e demokratëve.
Sipas tij, nga takimet e zhvilluara në bazë, ka konstatuar “një frymë përçarëse nga një grup njerëzish që prej kohësh kanë vendosur interesat personale të Sali Berishës e të tyret mbi interesat e sakrificat e demokratëve”.
Pyetje: Si e shikoni gjendjen e PD pas dorëheqjes suaj?
Lulzim Basha: Unë vij nga shumë takime në terren e shoh që ka një frymë përçarëse nga një grup njerëzish që prej kohësh kanë vendosur interesat personale të Sali Berishës e të tyret mbi interesat e sakrificat e demokratëve.
Shpreh keqardhje e shqetësim jo që s’ka shërbyer aspak për të bashkuar demokratët por është përdorur për të vijuar frymën e përçarjes me parimin që kush nuk është me mua shpallet armik e kulak siç e keni parë atë që i bën kryetarit në detyre Enkelejd Alibeaj që mbron parimet e vlerat mbi të cilat qëndron PD e interesat e demokratëve.
Kjo është një dramë jo vetëm për demokratët por dhe për shqiptarët.