TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy të rinj janë arrestuar pasi akuzohen se kanë vjedhur disa profile hekuri, për tabela reklamuese, në lagjen Sakosë, Vorë.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 31.03.2022, kanë vjedhur kabllo elektrike në ambientet e një impianti për prodhimin e paneleve diellore.
Të arrestuarit janë Daniel Subashi, 28 vjeç dhe Albi Xhixha 20 vjeç, banues në fshatin Marikaj.
Mbi ta rëndon akuza vjedhje e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Sakosa”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– D. S., 28 vjeç dhe A. Xh., 20 vjeç, banues në fshatin Marikaj, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.
Këta shtetas janë kapur në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, gjatë kohës që po tentonin të vidhnin disa profile hekuri, për tabela reklamuese, në lagjen Sakosë, Vorë.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 31.03.2022, kanë vjedhur kabllo elektrike në ambientet e një impianti për prodhimin e paneleve diellore.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas”, thotë policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.