TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sali Berisha tha se dy janë kushtet që PD të futet në zgjedhje, por pa Edi Ramën kryeministër. Sipas tij me rëndësi është përgatitja e një procesi zgjedhor të drejtë, që sipas tij bëhet vetëm me qeveri teknike dhe mos bllokimi i drejtësisë
Berisha e konsideroi Ramën si vëlla siamez me Maduron, duke thene se ‘e pranon fajin e vet, e ka pranuar që kur thotë se nuk jemi Venezuela me naftë dhe që kur thotë se, mesazhet nuk janë prova’.
“Së pari, pa qeveri teknike për të përgatitur zgjedhjet, në zgjedhje nuk shkohet. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. Ne e kemi deklaruar këtë dhe kjo është një e vërtetë e faktuar tashmë. E faktuar jo vetëm nga ne, por dhe nga komuniteti ndërkombëtar, vëzhguesit e zgjedhjeve. Ndaj dhe PD dhe opozita, kërkon largimin e Edi Ramës, kërkon një qeveri teknike e cila të përgatisë një proces zgjedhor të drejtë. Kjo është kërkesa jonë.
E dyta, natyrisht në kohën e duhur do të japim mendimet tona edhe për qeverinë teknike dhe personat e për gjithë këtë.
Për ne rëndësi vendimtare ka përgatitja e një procesi zgjedhor të drejtë, dhe mos bllokimi i drejtësisë, i ligjit dhe Kushtetutës. Dy janë kushtet, se një qeveri që bllokon drejtësinë është për tu hedhur në Lanë.
Drejtësia nuk mund të bllokohet. Është kushti i të gjitha kushteve që të funksionojë ndarja e pushteteve, jo si sot që një njeri merr të gjitha pushtetet në një dorë, merr dhe vlerësimin e provave, thotë se, urdhërat që kam dhënë me mesazhe nuk janë prova, nuk janë urdhëra. Dëgjoni deri ku shkon.
Pra, ky e pranon fajin e vet. E ka pranuar që kur thotë se nuk jemi Venezuela me naftë. Që kur thotë se, mesazhet nuk janë prova. Ky do të thotë se është një vëlla siamez me Maduron dhe Lubia është prestanomi i tij se, ato të gjitha i ka urdhëruar ky”, u shpreh kreu i PD.
Po ashtu, ai i shtriu doren e bashkepunimit të gjitha forcave opozitare, nga Agron Shegaj tek Adriatik Lapaj dhe Arlind Qori.
“Të gjitha partitë pa përjashtim do ftohen. Ne mendojmë se është koha për të krijuar një front të gjerë opozitar, në mënyrë që me shkallën më të lartë të përgjegjësisë, forcat politike opozitare të qëndrojnë në lartësinë e kërkesës së kësaj kohe, të bashkërendojnë të gjitha përpjekjet për t’i dhënë goditjen përfundimtare narko-regjimit të Edi Ramës. Janë të ftuara pa përjashtim të gjitha”, tha Sali Berisha.