TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka paralajmëruar se PD do të bëjë një kallëzim penal nga kryetarit të Kuvendit Niko Pelehsi, të cilin e quajti ushtar i zëvendës kryeministres Belinda Balluku.
Bardhi u shpreh se për shkak të mungesës së thirrjes së Këshillit të Mandateve ku do të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e Belinda Ballukut, Paleshi është në kushtet e shpërdorimit të detyrës.
“Pengimi i drejtësisë dhe mbrojtja e korrupsionit ka një kosto për xhepat e qytetarëve. Çdo ditë që kalon, ju vidhen nga xhepi para nga qeveria, Rama, Balluku, dhe Ballukët e tjerë në qeverinë e Ramës. Me përgjegjshmëri të plotë ne do të vijojmë të këmbëngulim për shqyrtimin pa vonesa të kërkesës së SPAKA. Sot përfundoi edhe afati 3 javë që iu dha Ballukut. Duke nisur nga nesër, çdo sekondë vonesë nënkupto shpërdorim Detyre nga Peleshi pra kryerjen e një vepre penale.
Pa asnjë diskutim ne do të përgatisim edhe një kallëzim penal ndaj Paleshit. Kushtetuta lejon që në rastet e flagrancës SPAK të veprojë edhe pa autorizim të Kuvendit dhe Kuvendi duhet të shprehet brenda 24 orëve nëse do të vijojë masa e arrestit apo jo. Prokuroria ka thënë që në vijim te hetimeve ka konstatuar që Balluku është duke intimiduar dëshmitarët dhe të prishë provat, por nuk e di nëse këto prova janë të mjaftueshme për të urdhëruar arrestimin e saj. Këtë e thotë Prokuroria”, tha ai.
Bardhi i ka bërë thirrje Prokurorisë së Posaçme që të këmbëngulë që Kuvendnit të shqyrtojë kërkesën për heqjen e imunitetit të zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, çka i hap rrugë arrestimit të saj.
“Apel SPAK-ut, këmbëngulni që Kuvendi të shqyrtojë për vonesa kërkesën për dhënien e autorizimit.
Sot nuk është koha të heshtet. Koha që të kërkohet nga Kuvendi të shqyrtohet kërkesa e SPAK.
Kjo është hera e disatë që PSAK sjell kërkesë për arrestimin e një deputeti, por kurrë nuk ka ndodhur që Kuvendi të votohet tre javë. Me sa kuptuam e gjithë kjo vonesë është një kohë që Rama po merr. Ku Rama po flet për ligj dihet që është në hall të madh.
Nga 3 orë konferencë e fundvitit, 2 orë e gjysmë doli vetëm për paraburgimin”, tha ai.