AKTUALITET, 30 Mars 2022, 08:30

Nga përplasja me armë në Elbasan te arrestimi i Dumanit në spitalin e Fierit, ja çfarë ndodhi

Nga përplasja me armë në Elbasan te arrestimi i Dumanit në
Nuredin Dumani

Mbrëmë është arrestuar personi i shpallur në kërkim prej dy vitesh nga policia, Nuredin Dumani, mbi të cilin rëndon akuza e 7 vrasjeve, të cilat nisën fill pas grabitjes së Rinasit në prill të 2019-s.

Nuredin Dumani u arrestua nga forcat speciale në Fier, pas një telefonate që mbërriti në numrin pa pagesë të Policisë së Shtetit 129, ku raportohej për një person të plagosur.

Arrestimi i Dumanit u bë rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të martës, pasi e gjithë Policia e Shtetit ishte vënë në kërkim të tij, pas ngjarjes së mbastites të së martës, ku u raportua për një shkëmbim zjarri në afërsi të fshatit Papër në Elbasan.

Nuredin Dumani është një nga personat më të rrezikshëm në Shqipëri, i cili kërkohej jo vetëm nga policia por edhe nga ish-miku i tij gjithashtu në kërkim, Talo Çela, pasi Dumani me urdhër të Endrit Alibejt dyshohet se ka ekzekutuar vëllain e Çelës.

Arrestimi i Nuredin Dumanit është ngjarja ë e bujshme e viteve të fundit, pasi policia kishte dështuar në disa aksione që të realizonte kapjen e tij.