AKTUALITET, 29 Mars 2022, 18:30

Atentati me armë zjarri në Elbasan/ U qëllua në drejtim të një mjeti me targa të vjedhura. Policia jep detajet

Atentati me armë zjarri në Elbasan/ U qëllua në drejtim

Një atentat i dështuar ndodhi pasditen e së martës në Elbasan, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një makine BMW, e cila rezulton me targa të vjedhura.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 17:35, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti tip BMË, targat e të cilit rezultojnë të vjedhura në Durrës, në prill të vitit 2021.

Personat që kanë qenë në mjetin tip BMW, e kanë brakisur mjetin dhe janë larguar.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e personave të përshirë në këtë ngjarje.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.