TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nuredin Dumani është arrestuar, si autor i dyshuar për atentatin e ndodhur pasditen e sotme në Paper të Elbasanit, ku mendohet se i plagosur ka mbetur Talo Çela.
Mèsohet se Dumani ka qenë i plagosur dhe i armatosur kur i janë vënë prangat në Fier.
Ai ka qenë i kërkuar për disa vrasje në Elbasan.
39-vjeçari Dumani ishte shpallur në kërkim për vrasjen e vëllait të Talo Çelës. Ndaj tij Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”. Sipas burimeve, mësohet se Nuredin Dumani është identifikuar nga kamerat e sigurisë teksa qëllonte me pistoletë ndaj Bujar Çelës.
Dyshohet se Dumani ishte i pari që qëlloi në drejtim të 62- vjeçarit Çela, ky i fundit ishte duke konsumuar kafenë e mëngjesit në një lokal. Dumani dyshohet edhe si vrasësi i vëllezërve Haxhia në Durrës, ngjarje kjo e ndodhur në muajin maj të këtij viti, si edhe për një tjetër vrasje në Rrogozhinë të ndodhur së fundmi.