TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Elbasan pranë fshatit Papër. Një automjet në lëvizje është qëlluar në urën e Zezë që lidh këtë zonë me qytetin e Cërrikut.
Makina është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe po heton për të mësuar autorët dhe dinamikën e ngjarjes.
Në vendin ku janë raportuar të shtëna janë gjetur gëzhoja dhe xhama të thyer, ndërkohë që deri më tani asnjë person nuk ka shkuar në spital.
Policia e Elbasanit ka ngritur postblloqe në hyrje të qytetit të Bradasheshit dhe po kontrollon automjetet e dyshimta për të bërë të mundur kapjen e autorëve.