TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ukraina u ka bërë thirrje vendeve që të konsiderojnë të paligjshme përdorimin e simbolit “Z” që tregon mbështetje për luftën.
Fillimisht ky simbol u përdorur për të shënuar tanket ruse që ndodheshin në Ukrainë, shkronja Z – që mendohet se do të thotë “za pobedu” (për fitore) – është miratuar nga rusët për të sinjalizuar miratimin e pushtimit.
Tre shtete gjermane – Berlini, Bavaria dhe Saksonia e Poshtme – kanë thënë tashmë se kushdo që tund simbolin për të promovuar luftën mund të dënohet deri në tre vjet burg.
Ministria e brendshme e Gjermanisë ka paralajmëruar se ata që shfaqin simbolin për të “miratuar” pushtimin mund të jenë “përgjegjës ndaj ndjekjes penale”.
Ministri i Jashtëm ukrainas Dimitry Kuleba u ka bërë thirrje vendeve të tjera që të ndjekin shembullin e Gjermanisë.
“Z” do të thotë krime lufte ruse, qytete të bombarduara, mijëra ukrainas të vrarë,” shkroi Kuleba në Tëitter.“Mbështetja publike e kësaj barbarie duhet të ndalohet”.