AKTUALITET, 29 Mars 2022, 20:40

Aksident në Durrës-Tiranë, humb kontrollin e makinës dhe përplaset me dy mjete të tjera, plagoset shoferi

Aksident në Durrës-Tiranë, humb kontrollin e makinës dhe

Tjetër aksident në Durrës, ku ka mbetur i plagosur një person. Rreth orës 19:30, në aksin rrugor Durrës-Tiranë, shtetasi B. S., duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi automjet, dhe për pasojë automjeti i tij është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. C., dhe më pas me automjetin me drejtues shtetasin V. D.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi B. S., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit