AKTUALITET, 15 Shtator 2025, 11:35

Nga Manja, Hasani e Xhafaj tek Gjiknuri e Klosi, PS cakton drejtuesit e rinj të komisioneve parlamentare!

Nga Manja, Hasani e Xhafaj tek Gjiknuri e Klosi, PS cakton drejtuesit e rinj

Gjatë një mbledhjeje të zhvilluar pas seancës konstituive të Kuvendit, grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka vendosur ndarjen e drejtuesve të komisioneve parlamentare, duke përcaktuar emra të njohur të mazhorancës në krye të komisioneve kryesore të Kuvendit.

Sipas burimeve nga mbledhja, drejtuesit e rinj janë si më poshtë:

Ulsi Manja – Kryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut

Igli Hasani – Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme

Blendi Klosi – Kryetar i Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin (Bujqësia)

Milva Ekonomi – Kryetare e Komisionit për Ekonominë dhe Financat

Bledi Çuçi – Kryetar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare

Anila Denaj – Kryetare e Komisionit për Infrastrukturën dhe Burimet Natyrore

Damian Gjiknuri – Kryetar i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore

Fatmir Xhafaj-  Kryetar i komisioni Nisma Qytetare