AKTUALITET, 14 Shtator 2025, 21:32

"Parti-Enver, jemi gati kurdoherë", Berisha tallet me seancën e parë të Kuvendit dhe zgjedhjen e Peleshit kryetar (VIDEO)

"Parti-Enver, jemi gati kurdoherë", Berisha tallet me

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shpërndarë një video nga seanca e parë e konstituimit të parlamentit për legjislaturën 2025 – 2029, ku deputetët e mazhorancës socialiste zgjodhën Kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi.

Duke e sjellë këtë moment si një ‘copy-paste’ të parlamentit famkeq të diktaturës komuniste në Shqipëri, të cilët duartrokisnin ‘Parti Enver jemi gati kurdoherë’, ai thotë, se e njëjta skenë u krijua edhe në vitin 2025, pasi socialistët zgjodhën të vetëm kryeparlamentarin.

‘Flet vetë’, shkruan Berisha në Facebook, krahas videos e cila tregon dy kohë të ndryshme, por që ngjajnë si dy pika uji.