AKTUALITET, 15 Shtator 2025, 11:07

Nis seanca për ‘Partizanin’, vetëm Malltezi shkon në gjykatë! Avokati Berishës kërkon shpalljen e pavlefshmërisë së akteve gjyqësore

Nis seanca për ‘Partizanin’, vetëm Malltezi shkon në

Në seancën e radhës në GJKKO që po zhvillohet për dosjen “Partizani”, nga të pandehurit është paraqitur fizikisht vetëm Jamarbër Malltezi, ndërkohë Sali Berisha, Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina, janë përfaqësuar vetëm nga avokatët.

Avokati mbrojtës i Berishës, Genc Gjokutaj, ka paraqitur përpara trupës gjykuese kërkesat paraprake ndërsa ka kërkuar pavlefshmëri të akteve për marrjen si të pandehur të Berishës si dhe akuzat e ngritura ndaj tij.

Gjokutaj kërkoi nga gjykata që të konstatojë pavlefshmërinë absolute të vendimit për marrjen të pandehur të Berishës, si dhe të komunikimit të akuzës dhe çdo akti tjetër që rrjedh prej tyre.

“Kërkojmë konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimit për marrjen të pandehur, të komunikimit të akuzës dhe çdo akti pasues,” deklaroi avokati para trupës gjykuese.