AKTUALITET, 15 Shtator 2025, 11:14

Qeveria 'Rama 4"/ Emrat e ministrave të rinj në tryezën e Begajt, Presidenca: Po i verifikojmë me SHISH dhe “Dosjet”

Qeveria 'Rama 4"/ Emrat e ministrave të rinj në tryezën

Presidenca ka bërë me dije se emrat e ministrave të rinj janë dorëzuar tashmë në institucion dhe ka nisur procesi i verifikimit të tyre.

Ky proces po kryhet në bashkëpunim me Shërbimin Informativ Shtetëror (SHISH) dhe me Autoritet e Dosjeve, me qëllim sigurimin e transparencës dhe pastërtisë së figurës së të propozuarve.

Një natë më parë, Kryeministri Edi Rama ka dorëzuar zarfin me emrat e kabinetit të ri në zyrën e Bajram Begajt për dekretim. Kjo e ka çuar numrin në rreth 80 emërime ministrash në 4 qeveritë e tij.

Ndërkohë qeveria e re në rast dekretimi pritet të jetë:

Belinda Balluku – Zv/Kryeministre dhe ministre e Energjisë e Infrastrukturës (Rikonfirmohet në detyrë)

Albana Koçiu – Ministria e Punëve të Brendshme (Ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, zëvendëson Ervin Hoxhën)

Elisa Spiropali -Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (Vjen nga drejtimi i Kuvendit dhe zëvendëson Igli Hasanin)

Petrit Malaj – Ministria e Financave (Rikonfirmohet në detyrë)

Blendi Gonxhja – Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit (Vjen nga MEKI dhe pason Mirela Kumbaron që drejtonte Turizmin)

Sofjan Jaupaj – Ministria e Mjedisit (Mbante detyrën e zv/ministrit të Mjedisit)

Mirela Kumbaro – Ministria e Arsimit (Vjen nga drejtimi i Ministrisë së Turizmit)

Evis Sala – Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (Vjen nga Italia)

Delina Ibrahimaj – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit (Vjen nga Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit)

Diella – Anëtarja e parë jo fizikisht e pranishme e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, në proceset qeverisëse, një mandat për të ndikuar ritmin e proceseve të qeverisjes. Diella, shërbyesja e prokurimeve publike.

Besfort Lamallari – Ministria e Drejtësisë (Pason Ulsi Manjën. Ky i fundit do të drejtojë komisionin parlamentar të Ligjeve)

Pirro Vengu – Ministria e Mbrojtjes (Rikonfirmohet në detyrë)

Andis Salla – Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (Kryebashkiaku aktual i Cërrikut)

Ervin Demo – Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor (Pason Arbjan Maznikun)

Majlinda Dhuka –  Ministre e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë (Rikonfirmohet në detyrë)

Adea Pirdeni  – Ministre e Shtetit për antikorrupsionin (Rikonfirmohet në detyrë)

Toni Gogu – Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin (Zëvendëson Taulant Ballën)