TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nga SPAK, ku u paraqit për masën detyrim paraqitjeje, Sali Berisha sulmoi Altin Dumanin duke thënë se do të largohet nga SPAK si puçist. Berisha thotë se Dumani mori përgjigjen përfundimtare nga DASH, ndërsa tha se mandati i përfundoi dhe Dumani duhet të heqë dorë nga përpjekja për ta zgjatur.
“Troplini mori një përgjigje përfundimtare, mandati i tij skadon në dhjetor dhe ky largohet si kryetar i këtij institucioni si një puçist që e zhyti në krim, që fjeti mbi dosjet e krimit dhe që unë e garantoj se për secilën prej tyre do përballet me ligjin. Kjo prokurori është prokurori e shtetit dhe nuk është e asnjë individi.
Dhe ai do përballet me ligjin. E vlerësoj dhe e çmoj shumë qëndrimin e ri të Departamentit të Shtetit në SHBA, i shprehur nga përfaqësuesja e këtij vendi në Tiranë se mandati i tij mbaron dhe kjo nuk ka komente. Ndërkohë që më parë kishte një qëndrim tjetër. Dhe e garantoj DASH se ky qëndrim i ri është një ndihmë e vërtetë për luftën kundër krimit dhe karteleve të drogës në Shqipëri.
Lajmi kryesor ishte, mandati yt përfundoi dhe hiq dorë nga çdo përpjekje për të zgjatur dhe përdhosur kushtetutën. Ka patur një qëndrim zyrtar tjetër, 8 muaj më parë. Ka patur qëndrim tjetër dhe kjo është me domethënie të madhe, shumë të madhe. Ky ndryshim i administratës së re, është një ndryshim që rrit shpresën se këtu mund të luftonte krimi dhe kartelet”, tha Berisha.
Akuza të ashpra kë lëshuar sërish Sali Berisha në drejtim të kreut të SPAK, Altin Dumani, në ditën ku kreu i demokratëve paraqitet në ambientet e këtij institucioni për të zbatuar masën e detyrimit për paraqitje.
Me nota ironie, Berisha deklaroi se e gjeti kreun e SPAK se po qante pasi nuk ia doli të zgjaste mandatin, teksa e akuzoi këtë të fundit për pazare me qeveritarë dhe kriminelë.
“Skena dramatike, Altin Dumani po shkulte leshrat, po qante dhe bërtiste sepse u bënë pluhur përpjekjet e tij për të zgjatur mandatin. Ky kriminel kushtetues përdori detyrën për të bërë pazare për interesa personale. Ky kriminel amnistoi ministra që bënin pazare me kartelet e drogës. Taulantin që zbatonte porositë e Suelit për të arrestuar anëtarët e kundërshtarëve", deklaroi Berisha.