AKTUALITET, 15 Shtator 2025, 10:04

VIDEO/ Pas betimit në Parlament, Rama mbledh grupin e ri parlamentar, momenti kur mbërrin në kryesinë e Kuvendit. Rikthimi i Ballës

VIDEO/ Pas betimit në Parlament, Rama mbledh grupin e ri parlamentar,

Dy ditë pas seancës së parë plenare, ku deputetët bënë betimin në Kuvend, kryeministri Rama ka mbërritur në kryesine e Kuvendit, ku pritet te zhvillohet edhe nje mbledhje e grupit parlamentar. 

Kreu i qeverisë u pa teksa mbërriti në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku pritet të diskutojë me deputetët e sapo betuar mbi vijimin e punës parlamentare, prioritetet e mazhorancës në këtë mandat, si dhe përgatitjet për strukturat drejtuese të Kuvendit.

Mbledhja vjen në një moment kyç, pasi Parlamenti i ri pritet të konstituohet plotësisht.

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të mblidhet në orën 10:00 në Kryesinë e Kuvendit. Mbledhja zhvillohet për herë të parë nën drejtimin e Taulant Ballës, të cilin kryesocialisti Edi Rama e riktheu si kreun e grupit.