AKTUALITET, 11 Mars 2025, 14:07

Nesër në mesnatë skadon afati për depozitimin e listave për deputetë, ja kur e mbledh Berisha Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar

 Nesër në mesnatë skadon afati për depozitimin e listave

Kryetari i PD-së, Sali Berisha do të mbledhë Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar të mërkurën, më datë 12 mars, për listën e kandidatëve për deputetë.

Mbledhja e Kryesisë do të zhvillohet të mërkurën në orën 17:00, ndërsa Këshilli Kombëtar në orën 19:00.

Nesër në mesnate skadon afati për depozitimin e listave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.