AKTUALITET, 11 Mars 2025, 13:39

Ngjarja tragike/ Humbi jetën në ambulancë 30-vjeçarja, ishte nisur për mjekim drejt Gjirokastrës. Prokuroria nis hetimet

Ngjarja tragike/ Humbi jetën në ambulancë 30-vjeçarja,

Nje ngjarje tragike ka ndodhur ne qytetin e 'gurte'. Një 30-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme teksa po transportohej me ambulancë nga Përmeti në drejtim të spitalit të Gjirokastrës.

Ende nuk janë të qarta shkaqet që çuan në vdekjen e të resë, ndërsa nga konstatimet paraprake në trupin e saj nuk janë gjetur shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Sakaq Prokuroria ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e plota që çuan në vdekjen e 30-vjeçares.