AKTUALITET, 18 Tetor 2022, 14:27

“Nesër do të ketë takim të kryetarëve të degëve në Tiranë”- Berisha zbulon vendimin e marrë: Protestat nuk mund të shtyhen më!

“Nesër do të ketë takim të kryetarëve të

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se përgjatë ditës së nesërme do të ketë takim me kryetarët e degëve të Tiranës për primaret.

Ai u shpreh se protestat nuk mund të shtyhen më, duke theksuar se “situata është shumë e rëndë”.

Sali Berisha: Dyert e universiteteve janë dhe duhet të jenë të hapura. studentët, pedagogët të organizohen rreth sindikatave të mbështesin grevën, por kërkojnë rroga sa kolegët e tyre në Kosovë. Ka kërkesë më minimale, çfarë kërkojnë studentët 100 euro që akordojë qeveria e Kosovës për kushtet mjerane ku qëndrojnë. Droga rrit çmimet e larta të banesave. Situata është shumë e rëndë, kalon nga një sallë në një tjetër me mashtrime të pakonceptueshme. Këta hajdutë për të mbushur xhepat shesin me çmimet me njëri tjetrit dhe blejnë me 330 euro jashtë burse, kur në bursë është 230 euro mesatarja.

 E kthyen energjinë në bixhozin më të madh në botë, në një mallkim për qytetarët kur këtu prodhohet energji si asnjëherë tjetër. Vjetëm vjedhjet monstruoze të klientelës kanë arritur në 1.1 terravat. në krye të vjedhjeve është qeveria që ka 200 milionë euro borxh entit të energjisë, nuk shkohet më kështu.

Një injorant, atavis, prodhuesit e energjisë ka investuar dhjetëra milionë, thotë kanë fitime përrallore, por ky s’ka njeri më elementare. Duhet të nxjerrin investimin që kanë bërë në HEC. ky do të kthejë taksën e ’46 atë të jashtëzakonshme.

Nesër do të ketë takim të kryetarëve të degës në Tiranë, primaret janë primare, protesta janë protesta nuk shtyhet më përkundrazi ky ka një cinizëm ekstrem ndaj shqiptarëve.