TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
K

ryedemokrati Sali Berisha, ka mbledhur sot Kryesinë e Partisë Demokratike. Gjatë fjalës së tij para demokratëve, Berisha theksoi se PD do jetë më e hapur.
Berisha: Sot jemi mbledhur për miratimin e udhëzuesit që ka të bëjë me modalitet e pjesëmarrjes së simpatizantëve në primaret për zgjedhjet e pushtetit vendor 2023 si zgjedhjen e Komisioni të Organizimi dhe kontrolleve elektorale dhe pika e tretë hapja e garës primare për pushtetin vendor në të gjitha degët e PD.
Mbledhja është në përputhje për përcaktimet statuore. Ne vazhdojmë me përpjekje për transformimit të jetës së PD në një forcë më demokratike më të hapur e cila vendimmarrjen kryesore ja beson anëtarësisë dhe simpatizantëve
UDHEZIMI I PD
Në bazë të Vendimit nr 38 të Këshillit Kombëtar, datë 01.10.2022, “Për miratimin e rregullores mbi modalitetet e përzgjedhjes se kandidatëve në zgjedhjet për pushtetin vendor, mbështetur ne nenet 25 dhe 27 te statutit te PDSH
Kryesia e Partisë Demokratike vendosi:
1. Nisjen e procesit të regjistrimit të simpatizantëve 16 Partisë Demokratike, në të gjitha degët e Partisë Demokratike, të cilët duan të regjistrohen si votues në Primaret e Partisë Demokratike për zgjedhjet vendore 2023;
2. Kryetari i seksionit në bashkërendim me seksionin dhe Kryetarin e Grupseksionit, në
përputhje me nenin 25 dhe 27 të statutit, bën regjistrimin e simpatizantëve në Degën
(bashkinë) ku voton, duke plotësuar formularin personal të simpatizantit sipas shtojcës 1.
Simpatizanti mban kundra biletën e regjistrimit e cila është e vlefshme deri në momentin
e pajisjes me kartën e simpatizantit.
3. Simpatizanti regjistrohet duke plotësuar në mënyrë korrekte të dhënat e kërkuara në formularin e simpatizantit. Plotësimi i formularit të simpatizantit me të dhëna jo të sakta mund të sjellë mos pasqyrim e emrit të tij në listën e votuesve;
4. Në të njëjtën kohë Degët, në nivel seksioni dhe grupseksioni, luajnë një rol aktiv ne përditësimin e regjistrit të simpatizantëve. Bazuar në të dhënat historike të degës pë profilizimin e votuesve, seksionet dhe grupseksionet e degës marrin kontakt dhe i ftojnë të gjithë simpatizantët si dhe votuesit potenciale të PDSH-së, të regjistrohen në Primar
5. Degët e Partisë Demokratike marrin të gjitha masat logjistike për regjistrimin simpatizantëve. Konkretisht, degët sigurohen që simpatizantët dhe votuesit potencial cilët janë banorë të territorit të degës:
a. Të jenë kontaktuar të gjithë për tu bërë pjesë e procesit zgjedhor të Primareve
b. Të kenë informacion e duhur se ku (në cilën adresë, vendndodhje fizike) dhe si (në cilën mënyrë), duhet aplikuar për të plotësuar formularin e simpatizantit,
Të kenë asistencën përkatëse gjatë plotësimit të formularit, nëse ata e kërkojnë një gjë të tillë;
6 Degët hedhin të dhënat e regjistrimit te simpatizantëve në regjistër sipas shtojcës 2 dhe më pas i përcjellin ato, pa ndryshim, në Qendër. Degët raportojnë çdo ditë për mbarëvajtjen e procesit të regjistrimit te simpatizantëve dhe dërgojnë në format elektronik shtojcën 2, të plotësuar, pranë Sekretariatit Organizativ dhe te Burimeve Njerëzore të PDSH ([email protected])
7. Sekretariati Organizativ dhe i Burimeve Njerëzore, në konsultim dhe bashkëpunim të ngushtë me degët, ndërton dhe përditëson regjistrin e simpatizantëve sipas degëve, së bashku me të gjitha informacionet përkatëse shoqëruese të këtij regjistri. Për të mundësuar finalizimin e regjistrit te simpatizantëve për çdo degë, regjistrimi i simpatizantëve ndërpritet 5 ditë përpara datës se shpallur së Primareve;
8. Degët e Partisë Demokratike marrin masa për ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave të simpatizantëve, duke administruar regjistrin e simpatizantëve me të njëjtat rregulla dhe procedura.
9. Ngarkohet Sekretariati Organizativ dhe Burimeve Njerëzore dhe Degët e Partisë Demokratike, për zbatimin e këtij vendimi;
10. Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.