AKTUALITET, 6 Tetor 2022, 21:22

Në çfarë tagri ju thirri Presidenti në takim? Flet Oerd Bylykbashi

Në çfarë tagri ju thirri Presidenti në takim? Flet Oerd

Oerd Bylykbashi, u takua me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, për konsultime lidhur me zgjedhjet lokale dhe datën e këtyre zgjedhjeve. 

Ndryshe nga partitë e tjera, Presidenti për PD-në, thirri Bylykbashin i cili është nënkryetar i partisë dhe Enkelejd Alibeajn, si kryetar të grupit parlamentar, por jo kryetarin e Partisë, zotin Berisha, apo kryetarin e grupit parlamentar që ka caktuar grupi i Foltores, Luçiano Boçi. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Bylykbashi sqaroi që është thirrur nga Presidenti si nënkryetar i PD. 

Në çfarë tagri ju thirri Presidenti në takim? Flet Oerd

Oerd Bylykbashi: Unë e takova Presidentin si nënkryetar i PD-së. Me sa duket Presidenti, përndryshe shqetësimit të Ballës, që ka thënë që Presidenti duhet të respektojë vendimin e gjykatës, ai e ka respektuar. Në atë takim, në pozicionin ë nënkryetarit të PD, i dhashë qëndrimin për zgjedhjet dhe datën.

Enton Abilekaj: Në nivelin që ju takoi ju nuk takoi asnjë parti tjetër. 

Oerd Bylykbashi: Ka takuar Metën si kryetar. Unë transmetova një qëndrim.

Enton Abilekaj: Duhet të ftonte Berishën ose Boçin. 

Në çfarë tagri ju thirri Presidenti në takim? Flet Oerd