AKTUALITET, 6 Tetor 2022, 21:07

Sherr në Vlorë, plagosen tre persona

Sherr në Vlorë, plagosen tre persona

Tre persona janë plagosur këtë mbrëmje në Vlorë, si pasojë e një sherri.

Personat janë konfliktuar në një berberanë në lagjen 28 Nëntori.

Konflikti ka agravuar deri në përdorimin e thikës.

Personat e përfshirë në konflikt janë identifikuar si Kevin Nuredini, 23 vjeç, Ervis Sejko 35 vjeç dhe Nexhip Hyskaj 40 vjeç.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 06.10.2022, rreth orës 20:40, në lagjen “Lef Sallata”, pranë shkollës “24 Maji”, dyshohet se shtetasi M. A, si pasojë e një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. S., 35 vjeç dhe K. N., 23 vjeç, të dy banues në Vlorë, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimit e Policisë kanë kapur menjëherë autorin e dyshuar, shtetasin M. A., 40 vjeç, dhe e kanë transportuar për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.