TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Universitetin e Korçës ka një rritje me 10% të studentëve të regjistruar edhe pse raundi i parë nuk ka përfunduar ende. Deri më tani janë plotësuar kuotat e programit të Edukimit Fizik dhe janë drejt përfundimit kuotat e Infermierisë.
Ndër programet prioritare surprizë këtë vit janë degët e bujqësisë. Ka edhe programe që rrezikojnë mbylljen për të cilat senati akademik do të vendosë në përfundim të procesit të regjistrimeve.
Rritje të lehtë regjistrimesh ka pasur edhe në Universitetin Luigj Gurakuqi në Shkodër. Deri më tani rezultojnë të plotësuara rreth 35% e kuotave, sipas ABC.
Maturantet që ende nuk kanë fituar të drejtën e studimit do të kenë mundësi të aplikojnë për dy raundet e tjera që nisin në 22 shtator dhe përfundojnë në 10 tetor, një ditë para fillimit te vitit te ri akademik.