TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zbardhet dëshmia e avokatit Alban Bengasi, i cili u arrestua pak ditë më parë në Rinas, pasi ishte shpallur në kërkim nën akuzën se kishte planifikuar që të vriste gruan e tij. Para togave të zeza, Bengasi, të cilit Gjykata e Posaçme i ka komunikuar sot masën e arrestit me burg, mohoi akuzat.
Ai mohoi dëshminë e Nuredin Dumanit se kishte paguar 120 mijë euro për të vrarë bashkëshorten e tij, ndërsa theksoi se pas divorcit, ata kishin raporte normale.
“Ju kanë futur në një rrugë pa krye, ju kanë orientuar gabim. Nuk kam lidhje me akuzat. Me bashkëshorten kam marrëdhënie normale pavarësisht se jemi divorcuar. Kërkoj të hetohem pa masë.
Ka mbetur prokuroria vetëm në deklarimet e gënjeshtra të Nuredin Dumanit, i cili është një person që akuzohet për shumë vrasje, dhe kurrsesi nuk duhet të merret parasysh dëshmia e një personi të dënuar më parë, i cili akoma akuzohet për një sërë vrasjesh. Edhe vetë ish-bashkëshortja Blerta Rruci kërkon që të pushohen hetimet pranë SPAK ndaj Alban Bengasi, pasi ai s’ka asnjë lidhje me këtë ngjarje”, ka deklaruar ai.