AKTUALITET, 8 Shtator 2023, 10:32

“’Më sill tre pica’, ‘shko merr fantat’”/ Si u godit banda e drogës te Kodra e Diellit

“’Më sill tre pica’, ‘shko merr

Pas katër muajsh hetime, Policia e Tiranës ka kryer një operacion antidrogë duke arrestuar tetë persona dhe shpallur në kërkim një tjetër  te Kodra e Diellit.

Grupi ishte kthyer në një shqetësim për banorët e zonës, pasi sipas raportimeve anëtarët e grupit shisnin lëndë narkotike në doza të vogla edhe poshtë pallateve ku ata jetojnë.

Dyshohet se “koka” e grupit ka qenë shtetasi me iniciale H.R.,, i cili ka rënë në pranga së bashku me bashkëjetuesen e tij, i cili është e vetmja femër e arrestuar.

Kodet që ata përdornin me klientët e tyre ishin të ndryshe si “Më sill tre pica” apo “Shko merr fantat”.

Lënda narkotike, mbahej nëpër banesat e anëtarëve të grupit dhe nuk kishin një ambient të posaçëm, ndërsa ende nuk dihen se nga e siguronin edhe pse ka dyshime se mund të vijë nga Kosova.

Kjo për shkak se “koka” e grupit muaj më parë është ndaluar në kufirin me Kosovën, ku i janë gjetur disa doza më lëndë narkotike.