TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbërritur në selinë blu për një takim me ish-kryeministrin, Sali Berishën.
Takimi vjen një ditë pasi Ilir Meta depozitoi kërkesën në KQZ për regjistrimin e kandidatit të Berishën, Emri Vata, në zgjedhjet për Bashkinë Kukës nën logon e “Bashkë Fitojmë”.
Zgjedhjet e pjesshme vendore në Kukës zhvillohen më 24 shtator.
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka vendosur që partia më e madhe e opozitës është ajo e drejtuar nga Ilir Meta për shkak se koalicioni “Bashke fitojmë” dhe kandidatët e Sali Berishës kane marrë 18% të votave në 14 maj, ndërsa PD vetëm 7%.
Si rrjedhojë Partia e Lirisë do të marrë më shumë komisionerë e më shumë fonde se sa partia e drejtuar nga Lulzim Basha.
Ndërkohë Partia Demokratike nga zyrtarisht është partia e tretë në vend.