AKTUALITET, 8 Shtator 2023, 13:58

“Tapë” në timon dhe nuk iu bind urdhrit të policisë duke kryer manovra të rrezikshme, arrestohet 27-vjeçari

“Tapë” në timon dhe nuk iu bind urdhrit të

Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 27-vjeçar, i cili teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë, për të ndaluar automjetin, por ka kryer manovra të rrezikshme me të dhe është bërë rrezik për përdoruesit e rrugës.

Njoftimi i policisë:

DVP Kukës

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Kukës vunë në pranga shtetasin  27 vjeç, banues në Kukës, pasi teksa drejtonte automjetin, në gjendje të dehur, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin, por ka kryer manovra të rrezikshme me të dhe është bërë rrezik për përdoruesit e rrugës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.