AKTUALITET, 8 Shtator 2023, 10:41

Plane për plazh në fundjavë? Zbuloni si do të jenë temperaturat

Plane për plazh në fundjavë? Zbuloni si do të jenë

Shtatori ka nisur me temperature të larta. Sipas meteorologes Lajda Porja fundjava do të jetë e nxehtë dhe me temperatura tipike vere edhe pse zyrtarisht tashmë ndodhemi në stinën e vjeshtës.

Sipas të dhënave të gjithë ato që akoma kanë dëshirë për të kaluar një fundjave në plazh, kjo është e duhura pasi temperaturat do të shkojnë deri në 34 gradë.

“Fundjave e kthjellët dhe me temperature të larta. Një fundjavë tipike vere edhe pse zyrtarisht jemi në vjeshtë.

Në zonat bregdetare dhe të ulëta do të jenë nën mbizotërimin e kthjellimeve me vranësira të lehta do të shfaqen vetëm pasdite, edhe zonat malore do të jenë nën mbizotërimin e kthjellimeve.

Termometri do të shënojë minimalen 13 gradë dhe maksimalja në 28 gradë ndërsa në zonat e ulëta minimalja me 18 gradë dhe minimalja deri në 34 gradë”, ka thënë Porja.

Ndërkohë sa I përket rajonit ajo ka theksuar se edhe në Kosovë edhe në Maqedoninë e Veriut temperaturat do të jenë të larta dhe nën mbizotërimin e motit të kthjellët.